Vrioni tërheq vëmendje

Futboll

Vrioni tërheq vëmendje

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Vrioni tërheq vëmendje

Vëllai i Xhakomo Vrionit, Alesio Vrioni, ka tërhequr vëmendje të madhe nga klubet e Serisë A.

Sulmuesi 17-vjeçar ka shkëlqyer në kampionatin e të rinjëve me statistika të frikshme të shënimit të golave, ndërsa aktualisht është pjesë e Matelica.

Në mediat italiane raportohet se disa klube të Serisë A kanë pasur vëmendje të madhe karshi Alesios.

Skautë të Juventusit dhe Fiorentinës e kanë ndjekur nga afër, ndërsa pritet të shihet lëvizja dhe vendimi që do të marrë Alesio.

Aktualisht edhe Xhakomo Vrioni zotërohet nga Juventusi, teksa huazimi te Tiroli po shkon sipas pritshmërive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat