Një tjetër rikthim me peshë te Vllaznia

Futboll

Një tjetër rikthim me peshë te Vllaznia

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:39
Një tjetër rikthim me peshë te Vllaznia

Pauza e kombëtareve i ka bërë mirë Vllaznisë me trajnerin Thomas Brdariç që gjatë këtyre ditëve ka arritur të rikuperojë dy lojtarë të rëndësishëm të cilët do të jenë të gatshëm për sfidën e kthimit në raundin e 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë ndaj Pogradecit dhe takimin e fundit të fazës së parë me Vllazninë që do të presë në Loro Boriçi Kastriotin.

Bëhet fjalë për anësorin malazez Darko Bullatoviq i cili ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për shkodranët gjatë muajve të verës ku aktivizua në 4 ndeshjet që kuqeblutë luajtën në Conference si dhe në Superkupën e Shqipërisë ndaj Teutës ndërsa më pas pësoi një dëmtim dhe ende nuk ka debutuar në kampionat.

Bullatoviq prej disa ditësh po stërvitet rregullisht me grupin dhe pritet të marrë minuta që në takimin e Kupës ndaj Pogradecit për të qenë plotësisht i gatshëm për sfidën ndaj Kastriotit.

Një tjetër rikthim me peshë është ai i brazilianit Kaina i cili në ato pak minuta që luajti në sfidën e javës së parë ndaj Laçit arriti të shënonte një gol në suksesin 3-5 të Vllaznisë.

Edhe pse ka marë disa minuta në 2 ndeshje të Kupës ndaj Labërisë dhe Pogradecit, Kaina tashmë mund të konsiderohet plotësisht i gatshëm për trajnerin Brdariç për të luajtur edhe në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat