Skenat të çmendura

Futboll

Skenat të çmendura

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:54
Skenat të çmendura

Skenat të çmendura po ndodhin në Amerikën e Jugut në prag të super klasikes Argjentinë-Brazil, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit që do të luhet në San Juan në orët e para të së mërkurës.

Pritja për super klasiken është e madhe nga tifozët, teksa kujtojmë që ndeshje e parë u shty nga autoriteteve shëndetësore braziliane, duke ndërhyrë për shkak të pranisë së katër lojtarëve argjentinas që duhet të kishin respektuar karantinën.

Të dyja kombëtaret e mëdha nuk kanë probleme me biletën për në Kupën e Botës, pasi deri më tani Brazili e ka siguruar atë, ndërkohë që Argjentinës i duhet edhe një fitore për ta marrë matematikisht. Dëshira për të mos humbur një ndeshje të tillë, ka bërë që të krijohen radhë të gjata për të rrëmbyer një biletë.

Në qytetin e San Juan është krijuar një radhë që i ka kaluar katër kilometrat për të blerë biletën për në stadiumin Bicentennial.

Turma e tifozëve u vendos rreth pikës së shitjes që në mbrëmjen e së shtunës dhe kaloi gjithë ditën e dielën në kamp me shezllone dhe frigoriferë portativë në pritje për të marrë në dorë një nga 15 mijë vendet e disponueshme, ndërsa tre mijë të tjera u ofruan për shitje online...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat