FFM në gjah pas talentit Erion Aliji!

Futboll

FFM në gjah pas talentit Erion Aliji!

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:20
FFM në gjah pas talentit Erion Aliji!

Paralelisht me sukseset e ekipit të Kombëtares seniore në “shtëpinë e futbollit” po punojnë fuqishëm edhe me përzgjedhjet më të vogla. Kombëtarja U17 nuk është duke shënuar rezultate si disa vite më parë.

Prandaj në fokus janë vënë të gjitha resurset me të cilat edhe kombëtaret më të reja do të ishin konkurruese, të paktën për fazën elitare për t’u kualifikuar në një kampionat evropian.

Për këtë arsye zyra e FFM-së po bën përpjekje për t’u dhënë mundësi fëmijëve tanë nga diaspora.
Siç mësojmë në listën prej dhjetëra futbollistësh tanë nga diaspora në radar është edhe Erion Aliji nga Reed (Austri), për të cilin thuhet se është Arian Ademi i ri, shkruan portali “Sportmedia.mk”, transmeton News-TV.

Ai edhe në ndeshjen e sotme kampionale kundër Burgenland, të cilën SV Ried U16 e fitoi me rezultat 1-0, ishte lojtari më i dalluar në fushën e lojës. Thjeshtë trajneri i SV Ried U16 nuk mund ta paramendoj formacionin pa Alijin.
Është lojtar që vrapon shumë, nëpër të gjithë terrenin.

Ai ka tre vite që është pjesë e Akademisë së SV Ried U-16, ndërsa luan në pozitën e mesfushorit defensiv.

Prindërit e Erion Alijit janë nga Llojani i Kumanovës, ndërsa ai ka lindur në Wels të Austrisë. Ai karrierën e ka nisur në moshën 5-vjeçare te Hertha Wels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat