Flet shoku i Kujtim Shalës, njeriu që ia theu hundët milicit ish jugosllav! Refiku: Nuk e vrava... Kuzhe e shpëtoi

Futboll

Flet shoku i Kujtim Shalës, njeriu që ia theu hundët milicit ish jugosllav! Refiku: Nuk e vrava... Kuzhe e shpëtoi

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:18
Zvonimir Boban

Dinamo e Zagrebit, e fundviteve të 80-ta, ishte shndërruar e frikshme për klubet serbe në ish Jugosllavi. 

Në vitet 1989-1991, Dinamo kishte një gjeneratë të hatashme në krye me futbollistët Davor Shukerin, Zvonimir Bobanin, Kujtim Shalën etj.

Fanellat e asaj kohe ende janë të freskëta për tifozët e Dinamos, “Bad Blue Boys – BBB”. 

Image

Dinamo Zagreb prezantoi fanellën e dytë nga pesë fanellat e koleksionit që rikthehen në kohë kujtesën e tifozëve të këtij klubi.

Një nga personazhet kryesore, kapiteni i të “kaltërve” të asaj kohe, kroati Zvonimir Boban (53-vjeç), e ka goditur në stilin e karateistit milicin e asaj kohe Refik Ahmetoviq, duke e hedhur në tokë pikërisht me 13 maj të vitit 1991 (në ndeshjen Dinamo - Cërvena Zvezda). 

Ndërkohë kur po rritej pakënaqësia mes kroatëve dhe serbëve, Zvone mbrojti tifozët e Dinamos, kjo është arsyeja pse shumë njerëz ende e shohin këtë veprim si heroik. 

Image

Fanella e prezantuar

“E mbaj mend me krenari që kam qenë pjesë e asaj historie, bashkë me djemtë dhe popullin kroat. Pastaj rrezikova karrierën time, por disa të tjerë, tifozë pa emër, që rrezikuan jetën.

Do ta godisja sërish atë milic, por nuk doja të isha ndonjë hero, thjesht po reagoja ndaj një padrejtësie që zgjati prej vitesh. Heronjtë shkuan në luftë, ne ishim thjesht rebelë”, tha Zvonimir Boban në një intervistë.

“Disa prej nesh shkuam te tifozët tanë për t'i mbrojtur ata nga milicia. Aty ishim unë dhe Vjeko Shkrinjari, Zoran Mamiqi dhe më vonë erdhën me vrap Ibrahimoviqi dhe vëllai im Dado. Në një grup pashë një të afërm nga Hercegovina. Ia thyen dhëmbët. Unë u bërtita milicëve: "Si nuk ju vjen turp?"

Tifozët e tyre (“Delija” e Zvezdës) nuk u prekën fare. Ky është turpi më i madh. Më pas njëri nga milicët më goditi në shpatull, tjetri në bërryl me shkop. Shpresoj se është e regjistruar. U çmenda dhe e rrëzova njërin prej tyre.
Interesant është fakti se milici Ahmetoviq e kishte ditë pushimi dhe as që duhej të punonte.

Por ai u thirr në ‘Maksimir’ nga frika e konflikteve të mundshme”, ka thënë Boban, transmeton media kroate "24 sata".

“Mund ta kisha vrarë Bobanin. Më sulmoi në punë.

Kuzhe e shpëtoi sepse e tërhoqi zvarrë. Ne u përpoqëm të qetësojmë situatën. Kisha një revole të mbushur dhe kolegët më bindën që ta qëlloja pas shpine”, - tha Refik Ahmetoviq për “Dnevni Avaz” dhe shtoi: “Nuk e prisja një reagim të tillë nga Bobani. Disa më bindën që ta rrihja Bobanin edhe pas ndeshjes, por unë nuk desha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat