Boshnjakët nuk durojnë, sherr mes tifozësh, flamuri dukej si ai i Serbisë

Futboll

Boshnjakët nuk durojnë, sherr mes tifozësh, flamuri dukej si ai i Serbisë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Boshnjakët nuk durojnë, sherr mes tifozësh, Flamuri dukej si ai i Serbisë.

Ndeshja mes Bosnjë Hercegovinës dhe Ukrainës në kualifikueset e Botërorit, ka dhuruar një skenë shumë të pazakontë, pasi tifozët e dy skuadrave janë përplasur. për flamujt e gabuar. Një përplasje ku u përfshi edhe policia derisa u kuptua se kishte ndodhur një ngatërresë të çuditshme.

Tifozët e Ukrainës shpalosën një flamur rus dhe e kthyen kokëposhtë gjatë ndeshjes, tifozët vendas boshnjakë, u ngatërruan me ngjyrat e flamurit kokëposhtë, i cili në ato momente dukej si ai i Serbisë.

Kështu, ata u vërsulën të sulmonin tifozët ukrainas, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë që u desh të përdorte edhe shkopinjtë e gomës për të qetësuar situatën.

Palët u qetësuan vetëm kur boshnjakët panë se si tifozët ukrainas dogjën flamurin që mbanin mes tyre, duke kuptuar atëherë se bëhej fjalë për atë rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat