Në Afrikë nuk kanë fund çudirat

Futboll

Në Afrikë nuk kanë fund çudirat

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:33
Në Afrikë nuk kanë fund çudirat

Një lajm i pabesushëm për të qenë i vërtetë vjen nga Afrika. Në këtë kontinet çudirat nuk kanë fund dhe duket se fati dhe magjitë luajnë një rol thelbësor në shoqëri.

Klubi i TS Galaxy në Afrikën e Jugut ka larguar lojtarin e saj, Mohammed Anas, për një arsye aspak të zakontë.

Sipas “The Citizen Neës”, lojtarët e klubit në fjalë besonin se faji për rezultatet e dobëta është pikërisht futbollisti ganez për faktin se sjell fat të keq në ekipet ku luan. Kërkesa e tyre është dëgjuar nga drejtuesit dhe Anas do të duhet të gjejë skuadër tjetër.

Kudo që ai luajti në Afrikën e Jugut, ekipi i tij luf.toi për të mbijetuar ose u largua nga liga. Ai luajti në Maritzburg dhe ata mezi ia dolën të mbijetonin.

Ai luajti për Free State Stars dhe ata u rrëzuan nga kategoria, ashtu si Polokwane City. Ai luajti për Black Leopards sezonin e kaluar dhe e njëjta gjë ndodhi.

Lojtarët janë të shqetësuar. Ata mendojnë se kjo sjell fatkeqësi. Ata po luftojnë fort, por nuk ka rezultate. Kjo është arsyeja pse ai u shkarkua nga klubi”, raporton media afrikane..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat