Kohfeldt vlerëson Mehmedin

Futboll

Kohfeldt vlerëson Mehmedin

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:41

Tani trajner i Wolfsburgut është Florian Kohfeldt, që dikur kishte drejtuar Werder Bremenin e Milot Rashicës.

Ai e ka vlerësuar lartë stilin e lojës së Admir Mehmedit, në të cilin nuk llogariste ish-trajneri ivan Bommel.

30-vjeçari nga Gostivari, Mehmedi, nuk u përfshi në listën e Wolfsburgut për Ligën e Kampionëvenga holandezi.

Admiri është një lojtar i cili dëshiron të luajë vazhdimisht. Si të gjithë lojtarët, ai e ka vëmendjen time dhe ai mund ta tregojë më të mirën në stërvitje. Shenjat e para ishin të mira”.

“Ende nuk mund të marr një vendim final. Marrëdhënia ime me të është shumë e mirë”.

“E njoh atë dhe gjithmonë e kam pëlqyer stilin e lojës që e bën ai”, ka thënë Kohfeldt.

Mehmedi sivjet ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, në Kupë dhe Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat