Sanchez shndërrohet në një çështje te Interi

Futboll

Sanchez shndërrohet në një çështje te Interi

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:42
Sanchez shndërrohet në një çështje te Interi

Alexis Sanchez shndërrohet në një çështje te Interi, pasi është ndër futbollistët më të paguar me rreth 7 milionë euro në sezon, por dëmtimet e tij të shpeshta nuk e kanë lejuar të tregojë cilësitë në fushën e lojës.

Së fundi sulmuesi kilen u ndal në një ndeshje të përfaqësueses së tij dhe do të duhet të rrijë rreth dy javë larg fushave të lojës, ndërsa te zikaltrit janë të acaruar, pasi thuajse gjithmonë që ka shkuar në kombëtaren e tij, Sanchez është rikthyer i dëmtuar.

Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit pritet të takohen me menaxherin e sulmuesit, për t’i propozuar një divorc konsensual që në muajin janar, në mënyrë që të lirohen nga paga e tij e lartë.

Nga ana tjetër për futbollistin kanë shfaqur interes disa klube, kryesisht në Premier League, ndaj nuk do ta kishte të vështirë të gjente një tjetër strehë, pas largimit nga zikaltrit. Sanchez luan sezonin e tij të tretë me Interin dhe numëron rreth 80 ndeshje e 12 gola, por thuajse 90% të tyre e ka nisur nga pankina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat