FFK tregon se kur do të emërojë selektorin e ri të Kombëtares së Kosovës

Futboll

FFK tregon se kur do të emërojë selektorin e ri të Kombëtares së Kosovës

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 22:31
FFK tregon se kur do të emërojë selektorin e ri të Kombëtares së Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat po rrjedhin mjaft mirë, ndërkaq që aplikimi i sistemit të VAR-it u vlerësua si shumë i dobishëm që reflektoi siguri, duke mënjanuar gabimet eventuale, për të hequr dilemat te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit.

Pra kjo ka dhënë kontribut të madh në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave. Prandaj KE diskutoi që të krijohen mundësitë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë Kampionat, por kjo kërkon një analizë të gjithanshme.

KE shqyrtoi edhe raportet për ecurinë e zhvillimit të ndeshjeve të Kombëtares A, të meshkujve dhe femrave, Kombëtares U-21, U-19, U17 ku kjo e fundit arriti kualifikimin për Elite Round. Po ashtu KE diskutoi edhe ndeshjet e Kombëtares U17 të femrave, e cila po ashtu arriti të kualifikohet për Elite Round, ndërkaq Kombëtarja U19 e femrave pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A.

Tutje KE diskutoi për procesin e zhvillimit të strategjisë së FFK-së për periudhën 2022-2026. ku po punohet me përkushtim dhe ku janë përfshirë të gjithë sektorët dhe Departamentet përkatëse në bashkëpunim me organet dhe këshillat relevante të UEFA-s.

KE diskutoi edhe për Projektin e zhvillimit të grup-moshave të reja dhe Akademitë e futbollit nëpër klube.
KE mori Vendim për datën e mbajtjes se ceremonisë së shpalljes së Laureatëve për vitin 2021.

Kështu Ceremonia e shpalljes së Laureatëve do të mbahet më 22 dhjetor, ndërsa për këtë emëroi edhe Komisionin përkatës në përbërje:

1. Agim Dibrani
2. Vjollcë Krasniqi
3. Xhelal Broja
4. Naser Ajeti
5. Agim Nura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat