Ter Stegen i përgjigjet interesimit të Newcastle United

Futboll

Ter Stegen i përgjigjet interesimit të Newcastle United

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:34
Ter Stegen i përgjigjet interesimit të Newcastle United

Pas interesimit nga skuadra angleze, portieri gjerman Ter Stegen ka reaguar duke treguar që nuk do të largohet nga “Camp Nou”.

Portieri i Barcelonës Marc-Andre ter Stegen i është përgjigjur interesimit nga skuadra e Premier Ligës angleze Newcastle United, duke thënë që nuk është duke menduar për largim nga gjigandi katalunas, raporton “Sport”.

Portieri gjerman nuk dëshiron që të largohet nga “Camp Nou” dhe të transferohet në “St. James Park” dhe e ka bërë të qartë që nuk do të hyjë në bisedime me krerët e klubit anglez, përcjell KosovaPress.

Pas blerjes së klubit, ku tani ka pronarët më të pasur në botë, Newcastle ka synim që të rindërtojë skuadrën, ku në pozitën e portierit ka shprehur interesim serioz në Ter Stegen, por si duke kjo pistë veçse ka dështuar, dhe tani synim i skuadrës angleze është portieri shqiptar Thomas Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat