De Bruyne teston pozitiv me Covid-19

Futboll

De Bruyne teston pozitiv me Covid-19

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:12
De Bruyne

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka treguar sot në një konferencë për media që mesfushori Kevin De Bruyne ka testuar pozitiv me Covid-19 dhe tani është në vetë-izolim.

De Bruyne, i cili do të mungojë në ndeshjen e Manchester Cityt si mysafirë kundër Evertonit këtë të diele, ka rikthyer një test pozitiv pas ndeshjeve me kombëtare në kualifikimet drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Estonisë dhe Uellsit.

“Fatkeqësisht, De Bruyne ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Belgjikë. Ai do të jetë në izolim në 10 ndeshjet e ardhshme”, tha Guardiola në konferencën për media para ndeshjes me Everton.

Përveç ndeshjes kundër Evertonit, De Bruyne do të mungojë edhe në ndeshjen ku Manchester City pret në shtëpi Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, Guardiola tha që lajmin që De Bruyne ka rezultuar pozitiv e ka marrë para dy ditësh, kështu që ekziston shansi që 30 vjeçari mund të rikthehet për ndeshjen e Premier Ligës kundër West Ham United më 28 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat