Para turneut memorial 'Rama-Domi', ju lumtë KF Dukagjini e Arbon Desku!

Futboll

Para turneut memorial 'Rama-Domi', ju lumtë KF Dukagjini e Arbon Desku!

Nga: Miftar Dragidella Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:01
Para turneut memorial "Rama-Domi", ju lumtë KF Dukagjini e Arbon Desku!

Në përvjetorit e aksidentit tragjik të trafikut në rrugën Gjakovë – Klinë, kur humben jetën dy futbollistë të spikatur, Favzi Rama e Faton Domi, në Klinë ripërtrihet turneu memorial për të ndëruar ata.

Ky ripërtërim vjen me meritën e KF Dukagjini të Klinës dhe Arbon Deskut, ish-drejtor i këtij klubi, kurse është shumë mirë që këtë turne e merr mbi vete FFK-ja.

Në kohën kur u shkaktua aksidenti që mori jetën e dy futbollistëve kam shkruar raportin për gazetën Rilindja, ku punoja në atë kohë.

Më vonë në vitin 1991, në Klinë riemruam klubin e futbollit nga KF Malishgani në KF Dukagjini ku unë u zgjodha kryetar i parë i këtij klubi, kurse merita të mëdha ka një grup i aktivistëve të sportit dhe futbollit të Klinës në atë kohë të prirë nga profesori Ndue Marku, që ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes së Sporteve të Klinës.

Pak muaj pas startimit në gara në klub na është bashkangjitur Arbon Desku, i cili edhe në atë kohë ka dhënë kontribut shumë të madh. Arboni më vonë ka dhënë shumë më shumë për klubin klinas dhe në vitin 1994 ka arritur të shpallet kampion i Kosovës.

Arboni më vonë kontributin e tij e vazhdon edhe në KF Prishtina.

Nisur nga ajo frymë e angazhimit për sportin shqiptar, Arboni i hyri edhe sivjet organizimit të turneut Rama-Domi dhe në ndihmë i doli FFK-ja dhe KF Dukagjini.

Me këtë deshta të falënderoj publikisht Arbon Deskun për kontributin e tij për futbollin klinas dhe për ftesën që në turneun e sivjem të jem i pranishëm në Klinë.

E informova se për disa shkaqe të arsyeshme dhe objektive nuk jam në gjendje të jem në këtë eveniment të madh të futbollit në Kosovë.

Në këtë mënyrë nga Frankfurti i Gjermanisë e falënderoj Arbon Deskun dhe KF Dukagjini për ftesën duke kërkuar falje që përkundër dëshirës së madh nuk do të jem ato dy ditë në Klinën time të dashur.
Autori është kryetar i parë i KF Dukagjini Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat