Milani zgjohet vonë nga gjumi, nuk i mjaftojnë as dy golat e Ibrahimoviçit

Futboll

Milani zgjohet vonë nga gjumi, nuk i mjaftojnë as dy golat e Ibrahimoviçit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:44
Milani zgjohet vonë nga gjumi, nuk i mjaftojnë as dy golat e Ibrahimoviçit

Milani njoftohet me humbjen e parë në Serie A në futboll.

Fiorentina u tregua e fortë për “rossonerët”, duke i mposhtur me rezultat 4:3, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Artemio Franchi” në Firencë. 

Futbollisti Zlatan Ibrahimoviç realizoi në minutën e 62-të e 67-tën. 

Image

Ibra, golin e parë e realizoi duke ia “vjedhur” një top lojtarit rival.

Ai me mjeshtri shënoi gol të bukur në këndin e majtë. 

Milani ngushton rezultatin në 3:2, pasi që në disavantazh me 3:0.

Por as dy golat e Ibrës nuk mjaftuan.  Venutti (90+6'-autogol) shënoi për Milanin.

Duncan (15'), Saponara (45+1'), Vlahoviq (60' e 86’), shënuan për fitoren e Fiorentinës.

Milani renditet në vend të dytë me 32 pikë, ka një ndeshje më shumë se lideri Napoli që ka po aq pikë dhe Fiorentina ngjitet në pozitën e gjashtë me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat