Sassuolo - Cagliari, ndahen baras

Futboll

Sassuolo - Cagliari, ndahen baras

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:22
Sassuolo - Cagliari, ndahen baras

Sassuolo dhe Cagliari kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e javës së 13-të të Serisë A.

Vendasit kanë kaluar dy herë në avantazh, por nuk kanë arritur ta mbrojnë atë.

Scamacca ka zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Reggio  Emilia në minutën e e 37-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur pas vetëm tri minutash me një perlë të Keita Balde.

Ish-ylli i Inter ka barazuar rezultatin me një roveshiatë spektakolare që po bën xhiron e internetit.

Sassuolo është kthyer në avantazh në minutën e 52-të me një penallti të Berardi-t, por Cagliari ka barazuar katër minuta më mbrapa, po nga pika e bardhë, me Joao Pedro-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat