Humbje dhe rekorde negative për United e Solskjaer

Futboll

Humbje dhe rekorde negative për United e Solskjaer

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Humbje dhe rekorde negative për United e Solskjaer

Manchester United ka zhvilluar një merkato cilësore në verë, por paraqitjet pozitive në fushën e blertë po mungojnë. Vetëm 17 pikë në 12 javë kampionat”, teksa humbja 4-1 në fushën e Watford ditën e djeshme solli fundin e aventurës së Ole Gunnar Solskjaer në stolin e “Djajve të Kuq”.

Drejtuesit e United shkarkuan sot trajnerin norvegjez dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Vetëm 17 pikë janë tepër pak, tifozët janë të zhgënjyer, teksa ky është fillimi i dytë më i keq në një sezon të Premier League.

Më pak se 17 pikë, United ka grumbulluar vetëm në 12 javët javët e para të sezonit 2019/2020. Vetëm 16 pikë grumbulloi ekipi anglez dhe në stol qendronte ulur Ole Gunnar Solskjaer, i cili ia ka dalë të regjistrojë dy rekorde negative tek ekipi i famshëm ishullor.

Gjatë tre viteve që ishte trajneri i United, Solskjaer numëron 40 humbje, teksa ekipi i tij ka humbur katër herë derbin me Manchester City e Pep Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat