Valmira Ramadani paralajmëron një Fer Volley edhe më të fuqishëm 

Futboll

Valmira Ramadani paralajmëron një Fer Volley edhe më të fuqishëm 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:25
Valmira Ramadani

Deri me tash janë zhvilluar tetë javë në Kampionatin e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, ku po zhvillohet luftë fyt për fyti për kreun e tabelës. 

Drita nga Gjilani edhe pse ka një epërsi prej 6 pikësh nga Fer Volley, e cila e mban pozitën e dytë dhe Skenderaj në të tretin, në asnjë formë nuk e ndjejnë qetësinë. 

Fer Volley, debutuesja e elitës, të gjithë i ka befasuar si me organizim po ashtu edhe me lojëra cilësore.

Image

Valmira me numër 5-të

Klub që drejtohet nga kryetrajneri Edon Ibrahimi, me pak fat do të kishin edhe më shumë pikë në renditjen tabelore. 

Volejbollistja Valmira Ramadani, anëtare e Fer Volley-t, e cila është alfa dhe omega në ekip, shpreh optimizmin, se me kalimin e javëve do të janë në krye të renditjes.  

Ramadani është prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, tha se edhe lojtaret kubaneze po tregojnë cilësitë e tyre.

“Siç dihet jemi edhe një ndeshje larg përfundimit të sezonit të parë dhe që nga fillimi klubi ka rikthyer lojtare, ka marr lojtare cilësore nga Kosova si dhe është përforcuar me dy kubanezet, të cilat tani po tregojnë cilësitë e tyre. 

Jo rastësisht jemi në vendin e dytë dhe lehtë mund edhe të ishim në të parin, mirëpo do të vazhdojmë të punojmë dhe të kthehemi fuqishëm në pjesën e dytë të kampionatit”, thotë Valmira për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si e sheh Fer Volleyn në vazhdim dhe çfarë i duhet më shumë, cilat ekipe janë rivale më të mëdha?

“Siç dihet synimi kryesor i kësaj pjese të kampionatit për ne si klub është të jemi fitues i Kupës së Federatës duke mos lënë anash asnjëherë ekipet, si Drita, Skenderaj dhe M-Technologie, të cilat mendoj se janë edhe rivalet më të mëdha të këtij kampionati”, thotë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat