Sulmuesi i Ajaxit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Futboll

Sulmuesi i Ajaxit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Sulmuesi i Ajaxit hyn në historinë e Championsit dhe ndjek Ronaldon

Ajaxi ka fituar ndeshjen e pestë radhazi në Champions dhe ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Një meritë për këtë ecuri fantastike ka dhe sulmuesi i ‘Harkëtarëve’,

Sebastian Haler. 27 vjeçari ishte autori i dy golave të vetëm në sfidën kundër Beshiktashit.

Kjo bëri që Haler të shkonte në kuotën e 9 golave në 5 ndeshje në Champions këtë sezon Ai u bë lojtari i parë në historinë e Championsit që shënon kaq shumë gola në sezonin e tij debutues. Sulmuesi parakaloi yllin e Dortmundit, Erling Haland.

Gjithashtu ai mund të thyejë dhe rekordin e Ronaldos për golat na fazën e grupeve. Portugezi mban rekordin me 11 gola në sezonin 2015-16. Haler ka dhe një ndeshje në dispozicion.

Këtë sezon sulmuesi ka qenë i papërmbajtshëm dhe ka shënuar 18 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat