Broja ka në duar rastin ideal

Futboll

Broja ka në duar rastin ideal

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Broja ka në duar rastin ideal

Armando Broja ka në duar rastin ideal për t’i treguar Premier League sesa vlen! Këtë herë në një përballje ferri, teksa pas dy ditësh Southampton do të përballet ndaj Liverpulit në transfertë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola deri tani në kampionatin anglez, ndërsa në të dy herët ka luajtur nga minuta e parë.

Megjithatë do të jetë e vështirë që trajneri Hasenhutl t’i besojë vendin e titullarit duke parë formën e lojtarëve. Che Adams është duke shënuar në këto takime të fundit dhe nga ana tjetër, Armstrong, po e ndihmon skuadrën në të dyja fazat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i teknikut të Southampton, por e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Armando Broja në atë takim dhe me dëshirën që të luajë si titullar.

Deri tani Broja e ka dëshmuar veten në të gjitha përballjet e zhvillura, por i mungon një gol i realizuar ndaj një skuadre të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat