Ragnik mërzit Ronaldon

Futboll

Ragnik mërzit Ronaldon

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Ragnik mërzit Ronaldon

Marrëveshja e plotë është arritur me Ralf Rangnikun që drejtojë klubin e Mançester Junajtedit deri në fund të sezonit, pastaj do punësohet trajneri i përgjithshëm.  

Sidoqoftë, komentet e Rangnikut sa ishte trajner i RB Leipcigut për sulmuesin Cristiano Ronaldo, mund ta shqetësojnë futbollistin. Në vitin 2016, Rangnik ishte pyetur për transferimin e Kristiano Ronaldos ose Lionel Mesit, se cilin do preferonte ta transferonte.

“Do ishte absurde të mendosh që do mund të punoja me ta këtu. Të dy janë shumë të vjetër dhe shumë të shtrenjtë,” ka thënë atë kohë trajneri gjerman.

Në atë kohë, Ronaldo ishte 31 vjeç dhe duke luajtur me Real Madridin, ku sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të katërt. Tekniku gjerman njihet se preferon lojtarët e rinj, sidomos ata të moshës nën 24-vjeç.

Ndërkohë në seritë e dokumentuar të “Të gjitha ose asgjë”, Juventus në “Amazon Prime Video” ka publikuar disa foto të yllit Kristiano Ronaldo duke qarë pas eliminimit nga Porto në sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve. Ishte 9 mars 2021, kur Porto bëri befasinë duke kaluar tutje, ku rezultati i përgjithshëm ishte 4-4, por vulosi rregulli i golit si mysafir.

Ky moment i mërzitur për CR7 u zbulua në episodin e gjashtë të “Të gjitha ose asgjë”. Portugezi nisi të qante pas humbjes, ku stadiumi ishte i zbrazur shkaku i pandemisë së “COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat