Arrihet marrëveshja, Ralf Rangnick në Manchester United

Futboll

Arrihet marrëveshja, Ralf Rangnick në Manchester United

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:08
Ralf Rangnick.

Manchester United ka arritur një marrëveshje parimore me Lokomotiv Moscow për Ralf Rangnick.

Kontratat pritet të nënshkruhen këtë fundjavë që Rangnick të marrë detyrën e përkohshme deri në fund të sezonit.

Marrëveshja e Rangnick përmban edhe dy vjet të tjera në një rol konsulence në Old Trafford.

“Sky Sports News” ka mësuar se nënkryetari ekzekutiv i United, Ed Woodward ka shtyrë për dy vjet të tjera duke pasur parasysh nivelin e ekspertizës së Rangnick.

United beson fuqishëm se Rangnick do të ofrojë njohuri dhe burime të vlefshme në anën e futbollit përtej fundit të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat