Presidenti i Legias tregon strategjinë e klubit

Futboll

Presidenti i Legias tregon strategjinë e klubit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:05
Presidenti i Legias tregon strategjinë e klubit

Legia e Varshavës po kalon një moment krize në kampionat, ku mbajnë vendin e parafundit në renditje vetëm një sezon pasi u shpallën kampionë.

Presidenti i klubit ka dhënë një intervistë të gjatë në faqen zyrtare të Legias, ku ka shprehur dëshirën e tij për kreun e ri të pankinës si dhe ka shpjeguar strategjinë e ndjekur për të ardhmen e klubit.

Darius Mioduski ka treguar se ekipi polak ka investuar në lojtarë të rinj me talent dhe me një perspektivë për tu shitur në klube më të rëndësishme. E si shembuj përmend Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhakën, të dy të ardhur në radhët e Legias nga Tirana.

“Ne kemi ulur mesataren e moshës në ekipin e parë, kemi rritur potencialin e shitjeve dhe po shikojmë edhe lojtarë të rinj me talent dhe perspektivë shitjeje. Shembuj këtu janë Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Mahir Emreli.

Ne investojmë në përfaqësues të vendeve si Mathias Johansson, Ihor Kharatin apo Lirim Kastrati.

Në të njëjtën kohë, po shohim polakë si Bartosz Kapustka apo Maik Naërocki, të cilët kontribuan shumë në lojë deri në momentin e dëmtimit“, ka thënë ndër të tjera Darius Mioduski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat