Dalin në dritë detaje të reja për “Zonjën e Vjetër”

Futboll

Dalin në dritë detaje të reja për “Zonjën e Vjetër”

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:40
Dalin në dritë detaje të reja për “Zonjën e Vjetër”

Juventusi është nën hetim me akuzën e mashtrimit financiar, pasi edhe “Guardia di Finanzia” ka zbarkuar në zyrat e klubit bardhezi duke sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve.

Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

Sipas mediave italiane, policia të enjten në mbrëmje ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tri vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare duke marrë për bazë transferime fiktive për të siguruar plusvalenca.

Image

Të hetuar janë presidenti Anjeli, zëvendëspresidenti Nevded, si dhe ish-administratori Paratiçi, tashmë drejtues te klubi i Totenhemit. Dyshohet për lëvizje që kapin shumën 50 milionë euro, të gjitha lëvizje fiktive duke fryrë vlerat e tyre në merkato për të rregulluar bilancet e në teori duke krijuar mashtrim financiar pasi Juventusi është shoqëri aksionere, shkruan Panorama sport.

Kjo nuk është hera e parë që klubi bardhezi vihet përballë hetimeve për plusvalenca, por në rastet e mëparshme, prokuroria e kishte pasur shumë të vështirë të ngrinte akuza pasi nuk mund të vërtetonte koston reale të futbollistëve të transferuar me shifra shumë shpesh jashtë normales edhe për emra të panjohur apo lojtarë akademie.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos janë 42 operacione merkatoje në periudhën 2018-2021, brenda të cilave, në bazë të hetimit nga Prokuroria do të ketë fitime kapitale me rreth 282 milionë euro “të karakterizuara nga vlera të rritura me mashtrim”.

Rreziku në nivel sportiv, nëse krimet vërtetohen, duket se është ai i një gjobe ose dënimi të lehtë, përveç rasteve kur i tregohet një lloj “ndryshimi” për qëllimet e saj në kampionat, në atë moment dënimet do të ishin më të rënda.

Në këtë hetim përfshihen 62 transferime të lojtarëve, nga ku 42 prej tyre i përkasin klubt bardhezi. Pjesë e saj është dhe shkëmbimi i bujshëm me Barcelonën mes Arturit dhe Pjaniçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat