Dinamo detyrohet të luajë jashtë kryeqytetit

Futboll

Dinamo detyrohet të luajë jashtë kryeqytetit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:24
Dinamo detyrohet të luajë jashtë kryeqytetit

Do të duhej të luante në një nga impiantet e kryeqytetit, mirëpo ditën e nesërme, sfidën ndaj Kastriotit, Dinamo është e detyruar ta zhvillojë në Elbasan Arena.

Kjo sepse stadiumi Selman Stermasi është në një gjendje të keqe, ndërsa Air Albania ka nevojë për një mirëmbajtje të fushës duke qenë se në ditët e fundit ka pasur shumë aktivitet.

Në këtë formë, më të penalizuarit janë tifozët e bluve të cilët do të duhet të udhëtojnë për të ndjekur ekipin e zemrës. Gjithsesi, në këtë aspekt, klubi i Dinamos ka menduar t’i qëndrojë pranë tifozëve dhe nëpërmjet një njoftimi të fundit në faqen zyrtare në Facebook, kanë bërë të ditur se tifozëve do t’i garantojnë transportin.

Duke parë edhe rezultatet, ku ekipit i mungojnë pikët e plota prej tre ndeshjesh, atëherë prezenca e tifozëve duket e domosdoshme për të kaluar momentin e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat