Muller: Topi i Artë? Nuk e di pse e diskutoni

Futboll

Muller: Topi i Artë? Nuk e di pse e diskutoni

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:03
Thomas Muller

Kur jemi një ditë para shpalljes së fituesit të “Topit të Artë”, të gjithë po presin me padurim të mësojnë se cili do jetë futbollisti i cili do e fitojë këtë çmim individual.

Deri tani nëpër media është përfolur vazhdimisht për fituesin se kush mund të jetë, ku emrat të ndryshëm herë pas here dilnin ne skenë, me Lionel Messin që ishte më i përfolur si një fitues i mundshëm.

Se cili do jetë ‘mbreti’ këtë vit pritet të mësohet ditën e nesërme, por lojtari i Bayern Munich, Thomas Muller është iu bindur se shoku i skuadrës, Robert Lewandowski e meriton ta fitojë atë, dhe kjo gjë sipas Muller nuk duhet diskutuar.

“Nuk e kuptoj pse duhet diskutuar kjo temë. Lewandowski meriton të fitojë Topin e Artë, pikë. Nuk e meriton askush më shumë se ai. Në Spanjë thonë që edhe Benzema ka bërë mirë, por Lewandowski ka fituar gjithçka me ne.

Ai do e kishte fituar vjet këtë çmim, e meritonte. Mos të harrojmë që sezonin e kaluar vendosi një rekord golash në Bundesligë”, ka deklaruar Muller në një intervistë  për mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat