Leverkusen shumë i fortë për Leipzigun

Futboll

Leverkusen shumë i fortë për Leipzigun

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:32
Leverkusen shumë i fortë për Leipzigun

Bayer Leverkusen fiton supersfidën me Leipzig në javën e 13-të të Bundesligës, teksa Eintracht Frankfurt vijoi formën fantastike në kampionat edhe përballë Union Berlin.

“Aspirinat” morën tre pikët pas suksesit 1-3 në fushën e nënkampionëve të Gjermanisë, sfidë që e zgjidhën që në pjesën e parë.

Moussa Diaby gjeti golin për miqtë në minutën e tetë, por VAR-i e anuloi. Bayer vazhdoi të sulmonte dhe kaloi në avantazh falë golit të talentit Florian Wirtz (21’). Goli i pestë sezonal për 18-vjeçarin, i cili numëron edhe gjashtë asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.

Miqtë gjetën edhe golin e dytë në minutën e 34-t. Diaby dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë herë goli ishte i rregullt dhe francezi nisi festën me shokët e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat