Kualifikimet drejt Botërorit 2023 për femra/ Kosova përballet sot me Shqipërinë

Futboll

Kualifikimet drejt Botërorit 2023 për femra/ Kosova përballet sot me Shqipërinë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshje si vendase kundër Shqipërisë, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023 për femra.

Kosova dhe Shqipëria gjenden në Grupin F të këtyre kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Norvegjisë, Polonisë, Belgjikës dhe Armenisë.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup, Kosova renditet në vendin e katërt me gjithsej katër pikë, aq sa ka edhe Shqipëria që renditet në vendin e pestë.

Të dy kombëtaret deri tani kanë zhvilluar dy ndeshje mes vete, ku një fitore kanë regjistruar femrat e Shqipërisë, ndërsa një herë kanë ndarë pikët e barabarta.

Grupi F

16:00 Kosova (femrat) – Shqipëria (femrat) (Stadiumi Fadil Vokrri).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat