Marquinhos mund ta vazhdojë kontratën

Futboll

Marquinhos mund ta vazhdojë kontratën

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Marquinhos mund ta vazhdojë kontratën

Qendërmbrojtësi brazilian i ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG-së për ta vazhduar bashkëpunimin

Paris Saint-Germaini po punon në vazhdimin e kontratave.

E njëri prej atyre që mund ta vazhdojë kontratën mund të jetë edhe Marquinhos.

Qendërmbrojtësi brazilian tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit, raporton mediumi “RMC Sport”.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit brazilian do të skadojë në vitin 2024.

Mirëpo, të dyja palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin.

Prandaj, 27 vjeçari mund ta zgjasë kontratën deri në vitin 2026.

Ish-futbollisti i Romës është sot njëri prej mbrojtësve më stabil në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat