Fati mund të jetë rikthimi i madh i Barçës kundër Bayernit

Futboll

Fati mund të jetë rikthimi i madh i Barçës kundër Bayernit

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Ansu Fati

Ansu Fati po bën maksimumin e tij për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen më të rëndësishme që Barcelona do të luajë kundër Bayern Munich në Champions League.

Një sfidë kjo për katalanasit që është “jetë a vdekje” sepse nga kjo përballet edhe kalimi i saj më tej në Champions League.

Kjo lojë është një finale për ekipin katalanas dhe sulmuesi nuk dëshiron të mungojë.

Megjithëse trajneri Xavi Hernandez i dha skuadrës një pushim dy-ditor, por Ansu Fati vazhdoi të punojë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi i këmbës së majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat