Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Faruk Domi, ka bërë një analizë interesante në lidhje me tre futbollistë, Messi, Jorginho dhe Lewandowski.
Domi ka shprehur mendimin sepse Jorginho e ka merituar ‘Topin e Artë’ para Messit.
Domi ka luajtur edhe për shumë vite me Vëllaznimin, Trepçën etj.
“Pse Jorginho meritoi ‘Topin e Artë’. MESSI - një lojtar jashtëtokësor, një lojtar i papërsëritshëm në analet e futbollit botëror,është shumë vështirë që nivelin e Messit ta arrij ndonjë lojtar ndoshta edhe 100 vitet e ardhshme. Mirëpo unë mendoj se titulli i ‘Topit të Artë’ që ka fituar ketë vit Messi nuk ka qenë meritor sepse futbolli megjithatë është lojë kolektive dhe majat e saj preken përmes suksesit ekipor (Champions League) dhe kompeticionet kombëtare Europiane dhe Botërore.
Messi ka fituar Kupën e Mbretit në Spanjë dhe titullin e Kupës latino Jugore të Amerikës.
Nuk ka fituar titullin e Spanjës dhe shumë herët është eliminuar nga Chmpions League me ekipin e Barcelonës.
LEWANDOWSKI - gjithashtu nuk e ka merituar ‘Topin e Artë’, sepse sukseset e tij ekipore kanë qenë te kufizuara, duke fituar vetëm titullin kampion me ekipin e Bayernit.
Në aspektin individual ka qenë golashenuesi më i mirë.
JORGINHO - Një mesfushor i jashtëzakonshëm dhe padyshim lojtari më i rëndësishëm jo vetëm në ekipin e Chelseat por edhe për kombëtaren Italiane.
Pse ka merituar Jorginho tē shpallet dhe të fitoi “’Topin e Artë’.
Në kompeticionin mē cilësor tē futbollit Europian (Champions League) jo vetëm që ka fituar titullin me Chelsean por UEFA e ka shpallur si lojtarin më të mirë Europian. Edhe në Kampionatin Europian të organizuar gjatë këtij viti me kombëtaren Italiane gjithnjë si protagonistë kryesor arriti të fitoi edhe titullin e këtij kompeticioni padyshim ndër më cilësorë në futbollin botëror.
Duke u bazuar në këto suksese ekipore dhe individuale te Jorginhos në dy kompeticionet më cilësore të futbollit mendoj se Jorginho ka merituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2021.
Dy sukseset e sipër përmendura të jashtëtokësorit Messi nuk mund të krahasohen me sukseset e Jorginhos sepse titujt në nivelin Europian janë megjithatë një nivel tjetër”, ka analizuar Domi.