Muller kujton rastin e Riberysë

Futboll

Muller kujton rastin e Riberysë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:56
Muller kujton rastin e Riberysë

Votimet për Topin e Artë kanë hasur kundërshti të madhe në opinionin sportiv.

Forma e jashtëzakonshme e Robert Lewandowski në dy vitet e fundit ka bërë që shumë njerëz të futbollit të ishin të idesë se trefeu duhej të shkonte pikërisht në duart e polakut.

Por në fakt ishte Mesi ai që fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierë. Një vendim ky që nuk e befason aspak Thomas Mullerin, nisur nga fakti se në vitin 2013 diçka e ngjashme ndodhi edhe me Frenk Riberinë. Lojtari bavarez vlerëson Mesin si një nga futbollistët më të mirë që ka njohur bota e futbollit, por nga ana tjetër thekson se këtë herë Topin e Artë e meritonte Lewandowski.

“Nga këndvështrimi bavarez, polak dhe gjithashtu gjerman, rezultatet e Topit të Artë ishin padyshim një zhgënjim, dhe për disa ndoshta edhe më shumë. Megjithatë, unë jam në këtë biznes për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye nuk u befasova prej tyre (një gjë e ngjashme i ndodhi Frenk Riberisë në vitin 2013). E gjithë kjo më bindi se ne kemi lojtarë vërtet të mëdhenj në Bundesligë.

Megjithatë, për të fituar njohje në botë, nevojitet sukses ndërkombëtar. Lionel Messi është ndoshta lojtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli. E përgëzoj për fitimin e Topit të Artë, por mendoj se këtë vit Robert Levandovski e ka merituar më shumë”, ka thënë Thomas Muller

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat