Brdariç: Kemi lojtarë që bëjnë diferencën

Futboll

Brdariç: Kemi lojtarë që bëjnë diferencën

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:20
Brdariç: Kemi lojtarë që bëjnë diferencën

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Teutës, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 16:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç i cili ka analizuar këtë takim:

Teuta – “Duhet të jemi të përqendruar pas dy fitoreve radhazi. Ne kërkojmë që të jemi të uritur dhe shpresojmë që të marrim rezultatin maksimal. Teuta është skuadra kampione, nga e kaluara ata janë skuadra më e mirë. Kohët e fundit kanë patur disa ngërçe, por për mua nuk janë deçizive rezultatet e fundit të tyre. E dimë se çfarë është e aftë Teuta të bëjë dhe ne duhet të jemi gati ta përballojmë këtë gjë.

Për mua është e rëndësishme që ne të jemi të përgatitur për këtë ndeshje. E kemi analizuar Teutën dhe themi që ka një mënyrë të veçantë sesi duhet të përballesh ndaj tyre. Për ne është mundësi e mirë që të shfrytëzojnë krizën e tyre në mënyrë që të marrim 3 pikë. Ajo që ka rëndësi është që ne të jemi të fokusuar që të japim më të mirën tone e pastaj gjërat do të vijnë vetë”.

Sfida në “Elbasan Arena” – “Jemi gjithmonë të lumtur kur luajmë në një fushë me kushte shumë të mira. Mendoj se për të dyja ekipet është gjë e mirë që të luajnë në një fushë të mirë”.

Sulmi – “Është gjë shumë e mirë që ne kemi disa lojtarë të ndryshëm që bëjnë diferencën, por duhet të kujtojmë që kjo është një punë në grup dhe ne duhet ta shfrytëzojmë gjithmonë këtë gjë”.

Skuadra – “Besoj se jemi të plot për ndeshjen e nesërme. Për shkak të motit mund të kemi ndonjë surprizë. Kushdo që do të zbresë në fushë është shumë i motivuar dhe ne kemi besim të madh te vetja jonë”.

Presioni – “Për mendimin tim, kyçe është forma që po kalon një skuadër më pas janë edhe disa aspekte të tjera. Ne do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe do të shkojmë nesër në Elbasan për t’i shkaktuar humbjen Teutës”.

Atmosfera – “Atmosfera në grup është diçka e rëndësishme e për këtë gjë duhet të punohet. Siç dihet ne do të shkojmë në Durrës për t’u stërvitur në mënyrën më të mirë. Përveç atmosferës janë edhe disa aspekte të tjera dhe ne po përpiqemi së bashku me lojtarët që të marrim maksimumin.”, përfundoi Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat