Lewa e preferon Realin

Futboll

Lewa e preferon Realin

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Lewa e preferon Realin

Sulmuesi polak është i vendosur të largohet nga Bayerni dhe do ta preferonte transferimin në La Liga

Robert Lewandowski do ta preferonte shumë transferimin në Real Madrid.

Për këtë siguron mediumi spanjoll, “AS”.

Ky i fundit raporton se sulmuesi polak i ka thënë menaxherit të tij që ta gjejë mënyrën për ta realizuar këtë transfer.

Përfaqësuesi i tij, Pini Zahavi, është po ashtu menaxher i qendërmbrojtësit David Alaba.

Siç dihet, mbrojtësi austriak iu bashkua Realit nga Bayerni verën që shkoi.,

Prandaj, Leëa kërkon nga menaxheri i tij që ta përdorë raportin e mirë me madrilenët për t’ia mundësuar atij transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Lewandowski së fundmi u zgjodh sulmuesi më i mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat