Ronaldo: Asgjë nuk është e pamundur

Futboll

Ronaldo: Asgjë nuk është e pamundur

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:43
Ronaldo: Asgjë nuk është e pamundur

Manchester United deri në momentin e zyrtarizimit, kishte në stol ish-lojtarin e tyre, Michael Carrick.

Ditën e djeshme Carrick ishte në ditën e tij të fundit si trajner provizor tek “Djajtë e Kuq” ku fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Arsenal-it.

Cristiano Ronaldo ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku i ka dedikuar një mesazh atij.

“Michael Carrick ishte një lojtar klasi dhe ai mund të bëhet gjithashtu një trajner i madh.

Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krahun tim, si dhe me të si menaxher në stolin tonë. Por tani është koha për të mirëpritur zotin Ralf Rangnick në timon… Le të fillojmë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat