Kukësi demolon Kastriotin

Futboll

Kukësi demolon Kastriotin

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Kukësi demolon Kastriotin

Kukësi konfirmon formën e mirë në këtë moment të sezonit, teksa verilindorët nuk e vendosin për asnjë moment në diskutim trepikëshin ndaj Kastriotit duke i mposhtur këta të fundit në transfertë me rezultatin e thellë 1:6.

Kukësi në këtë formë merr fitoren e tretë radhazi dhe i ushtron presion Tiranës, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg bardhebluve. Sa i takon kronikës së sfidës, Kukësi e nisi duke shpërdoruar dy raste me anë të Feijao, megjithatë braziliani rikuperoi gabimet me anë të golit në minutën e 24.

Nga ana tjetër, Kastrioti pati mundësi për të shënuar, por Greca nuk ishte i saktë para Tafas, me këtë të fundit që shpëtoi edhe në raste të tjera skuadrën. Megjithatë, në minutën e 42, Milunivic dyfishoi shifrat duke i dhuruar qetësinë të tijve. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, vendasit pësuan jë transformim në aspektin negativ dhe Kukësi nuk fali duke shënuar edhe katër herë të tjera.

Protagonist ishte Feijao që kompletoi tripletën personale, ndërsa në listën e golashënuesve nuk munguan edhe Gjelbrim Taipi dhe Bruno Lulaj nga penalltia. Sakaq, për krutanët realizoi Mudrazija, por që goli i tij vlen vetëm për statistika. Pas kësaj, ndeshje situata për Kastriotin rëndohet edhe më shumë në lidhje me renditjen, teksa mbetet e fundit me pesë pikë të grumbulluara në 11 javë.

Kastrioti-Kukësi  1-6 (79′ Mudrazija/ 24′, 51′, 77′ Feijao, 42′ Milunovic, 86′ Gj. Taipi, 90+3’Lulaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat