Milani shpreh interesim për të “padëshiruarin” e Barcelonës

Futboll

Milani shpreh interesim për të “padëshiruarin” e Barcelonës

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Milani shpreh interesim për të “padëshiruarin” e Barcelonës

Milani raportohet se ka nisur kërkimet për një qendërmbrojtës, pas lëndimit të Simon Kjaer.

Kjaer nuk do të mund të luajë më në këtë sezon, teksa klubi i Milanit ka konfirmuar se ai do të mungojë gjashtë muaj.

Kësisoj, ''Rossonerët'' janë në kërkim të një zëvendësuesi për danezin. Dhe, sipas raportimeve nga Italia, Milani ka shënjestruar Samuel Umtitin.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, teksa ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitjë në këtë sezon.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat