Plas skandali pas sfidës Dormund - Bayern

Futboll

Plas skandali pas sfidës Dormund - Bayern

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 23:36
Plas skandali pas sfidës Dormund - Bayern

Fitorja 3:2 e Bayern Munih ndaj Dortmund nuk është kapërdirë lehtë nga humbësit. Në epiqendër të kritikave të tyre ishte gjyqtari Feliks Zvajer, i cili akordoi një penallti për prekje të topit me dorë nga Humels.

Ajo penallti solli golin e Levandovskit që vulosi suksesin 3:2 ndërsa trajneri Marko Rose u ndëshkua me karton të kuq për protesta të shumta.

Pas ndeshjes, Xhud Belingem, futbollisti i Borusia Dortmund, ka akuzuar hapur gjyqtarin, duke kujtuar të kaluarën e tij.

“Sipas meje nuk është penallti, Humels as nuk e sheh topin, po lufton për të, ndërsa më pas topi e godet. Mund të shohësh edhe shumë vendime të jera gjatë ndeshjes.  I jep gjyqtarit që ka trukuar më parë ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë do presësh?”, ishte akuza e rëndë e futbollistit anglez.

Belingem i referohej faktit se Zvajer ka qenë në fillimet e karrierës së tij i përfshirë në skandalin e famshëm të trukimeve të Robert Hojcer dhe u dënua asokohe për mosdenoncim të tentativës për manipulime pasi kishte qenë asistent i ish-gjyqtarit në ndeshjet e trukuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat