Kasami shmang humbjen e Baselit

Futboll

Kasami shmang humbjen e Baselit

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:51
Kasami shmang humbjen e Baselit

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, shmang humbjen e Baselit.   

Baseli ndahet baras (1:1) me Lausannen, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “St. Jakob-Park”. 

Dy gola në minutat shtesë, Kukurozoviç shënon nga penalltia pikërisht në minutën e 90+2 për Lausannen, ndërsa Pajtim Kasami në atë të 90+5, duke shmang humbjen e Baselit.

Taulant Xhaka e Edon Zhegrova u paraqitën standardë duke u zëvendësuar në minutën e 77-të përkatësisht 78-të, ndërsa Pajtim Kasami luajti tërë takimin.

Duhet shtuar se, Arthur i Baselit dështon nga penalltia në minutën e 55-të.

Zurich kryeson me 34 pikë me pas 16 jave në elitën e futbollit zviceran, duke lënë pas Baselin me 30  dhe Lausannen është në pozitën e nëntë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat