Simitçiu shpreson në kualifikim 

Futboll

Simitçiu shpreson në kualifikim 

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:18
Simitçiu shpreson në kualifikim 

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2024. Dardanët e futsallit të drejtuar nga Arben Simitçiu në short janë tërhequr në Grupin C dhe do të kenë punë me Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në muajin prill në Bullgari.

Sipas rregullores tutje kalojnë dy skuadrat e para të çdo grupi. Lidhur me shortin e sotëm përzgjedhësi Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së theksoi se shorti nuk ka qenë i lehtë për Dardanët, por se do të bëhet çmos për ta kaluar këtë fazë të garave.

“Grupi është i vështirë por realisht çdo grup është i fortë, sepse sot futsalli në të gjitha shtetet e Evropës është ngritur në kualitet dhe ekipet janë shumë të mira.

Për mendimin tim Armenia është ekipi më i fortë në grup, pasi ka 3-4 brazilianë të natyralizuar në ekip.

Po ashtu edhe Bullgaria është ekip i mirë që do të pretendojë ta kalojë grupin, duke e shfrytëzuar edhe faktorin e terrenit vendës, teksa duhet vlerësuar edhe kualiteti i Skocisë.

Sidoqoftë, plani ynë është i qartë, bashkë me Dardanët e Kombëtares do të bëjmë çmos për ta kaluar grupin dhe të kualifikohemi në ‘Main Round’”, ka thënë Simitçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat