Pas dështimit të rëndë në Champions

Futboll

Pas dështimit të rëndë në Champions

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:25
Pas dështimit të rëndë në Champions

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte i përmbajtur në fjalët e tij pas disfatës së rëndë të pësuar ndaj Bayernit. Sapo mbaroi ndeshja, kreu i “blaugranave” shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh qetësie për të gjithë tifozët:

“Tani më shumë se kurrë është koha për të qëndruar të bashkuar në të njëjtin drejtim. Lojtarët janë përpjekur, por nuk kanë mundur të bëjnë më shumë. Jemi të trishtuar, por duhet të ecim përpara për ta kthyer këtë situatë”.

Laporta përfitoi nga prania e kamerave të TV3, duke shtuar se ende nuk kishte folur me Xavi dhe as lojtarët për atë që kishte ndodhur në “Allianz Arena”:

“Shpresoj të flas me qetësi me Xavin, nuk kam pasur ende kohë”.

Pa dyshim, një goditje shumë e rëndë për Laportan dhe klubin, pasi eliminimi sjell pasoja të rënda edhe në nivelin ekonomik. Dhe fakti është buxheti është parashikuar në bazë të arritjes në çerekfinale të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat