Barcelona e interesuar për Rashfordin

Futboll

Barcelona e interesuar për Rashfordin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:59
Barcelona e interesuar për Rashfordin

Skuadra e Barcelonës po synon që medoemos të bëjë një lëvizje që do t’ia përforconte sulmin në janar.

Katalanët kanë vënë shënjestrën në emra të ndryshëm, me Ferran Torres, Adeyemi e Dani Olmo si opsione të përmendura deri më tani.

Por, ‘El Nacional’ së fundmi ka një tjetër emër në listë. Bëhet fjalë për Marcus Rashford. Lojtari ka qenë në listën e dëshirave të Barcës edhe më parë.

Rashford mund ta ketë mundësinë që të jetë lideri i sulmit të Barcelonës, në këtë kohë krize te ‘Blaugrana’.

Roli i Rashford te Manchester United ka qenë në zbehje e sipër së fundmi, prandaj, nuk është e pamundur që ai të afrohet në ‘Camp Nou’.

Barcelona akoma nuk ka përgatitur një ofertë që mund ta nisin drejt ‘Old Trafford’ për reprezentuesin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat