Prezantohet Tedesco

Futboll

Prezantohet Tedesco

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Prezantohet Tedesco

Domenico Tedesco flet për herë të parë si trajner i Leipzig pas emërimit në stolin e klubit nga Gjermania Lindore. Ish-trajneri i Schalkes i cili firmosi deri në vitin 2023 me Leipzig u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re.

Tedesco mendon se është i ngjashëm me trajnerin aktual të Bayernit, Julian Nagelsmann i cili bëri mirë gjatë periudhës që drejtoi Leipzig.

“Mendoj që me Nagelsmann kemi një vizion të ngjashëm për futbollin, por ai ka stilin e tij ndërsa unë timin. Kam luftuar për të mbrritur këtu ku jam sot. Red Bull Leipzig është një klub inovativ me një potencial shumë të madh”, deklaroi Tedesco.

Ndërkohë që drejtori Christopher Vivell theksoi se Leipzig është një skuadër e kompletuar dhe në janar nuk do të veprojë në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat