Këtë javë spikat derbi kryeqytetas Tirana AS - Tirana

Futboll

Këtë javë spikat derbi kryeqytetas Tirana AS - Tirana

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Këtë javë spikat derbi kryeqytetas Tirana AS - Tirana

Kampionati Kombëtar i femrave do të zhvillojë ditën e shtunë tre nga ndeshjet e javës së 8-të. Në fushën e lojës do të zbresin gjashtë nga skuadrat e këtij kampionati, ndërsa dy sfidat e tjera janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike të motit.

Në tre ndeshjet që do të zhvillohen, spikat pa dyshim një nga derbit e kryeqytetit, Tirana AS – Tirana, me bardheblutë që kanë njohur vetëm fitore në 7 javë kampionat, ndërsa Tirana AS ka marrë vetëm një fitore në po kaq javë.

Sfida do të luhet paraditen e të shtunës, duke nisur nga ora 10:00 në Kamëz. Drejt Fierit do të udhëtojë një tjetër ekip kryeqytetas, Kinostudio që do të përballet me Apoloninë, me këto të fundit që vijnë pas një pushimi një javor për shkak të kalendarit. Asnjë humbje për fieraket që renditen në vendin e tretë, me 16 pikë po aq sa Vllaznia.

Ndeshja do të zhvillohet në “Loni Papuçiu” nga ora 12:00. Ndërkaq, në Durrës do të luhet sfida tjetër, ku Teuta do të presë në shtëpi kampionet aktuale të Vllaznisë, një ndeshje e lehtë në letër për shkodranet, që do të nisë nga ora 14:00.

Atletik Club – Lushnja dhe KF Murlani – Partizani janë dy përballjet që janë shtyrë nga Departamenti i Garave në FSHF dhe do të zhvillohen në një datë tjetër që do të bëhet me dije në ditët në vijim.

Java e tetë e kampionatit të femrave, ndeshjet:

E premte, Atletik Club – Lushnja, shtyhet

E shtunë, Tirana AS – Tirana, ora 10:00

E shtunë, Apolonia – Kinostudio, ora 12:00

E shtunë, KF Murlani – Partizani, shtyhet

E shtunë, Vllaznia – KF Teuta, ora 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat