Tuchel e “largon” Rudigerin nga Chelsea

Futboll

Tuchel e “largon” Rudigerin nga Chelsea

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:03
Tuchel e “largon” Rudigerin nga Chelsea

Antonio Rudiger mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Ai është në vitin e fundit të kontratës me Blutë e Londrës dhe po refuzon të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Spekulimet i ka rritur edhe më shumë trajneri, Thomas Tuchel.

Ai ia ka bërë të qartë lojtarit se ose të pranojë ofertën me kushte ekonomike të ofruar nga klubi ose do të largohet, pasi sipas tij, askush nuk është mbi klubin.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e Toni dhe rolin që ai ka sa herë zbret në fushë”, tha Tuchel. “Për këtë s’ka dyshim. Por gjithashtu është e vërtetë se askush nuk është më i madh se klubi, askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat