Ibra drejt 300 golave

Futboll

Ibra drejt 300 golave

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Ibra drejt 300 golave

Zhgënjimi i eliminimit nga Liga e Kampioneve është, dhe i madh madje, por te kuqezinjtë nuk ka kohë për pendesa apo për të vajtuar.

Sot është dita për t’u kthyer në fushë për Serinë A në një stadium gjithmonë të vështirë siç është ai i Udinezes.

Objektivi kryesor i Ibrës është pa dyshim të fitojë dhe të mbajë Milanin në krye të renditjes në Serinë A, por sot mbrëma ai gjithashtu dëshiron të përpiqet të arrijë një rekord historik të rëndësishëm personal. Me golin e radhës, ai do të bëhet lojtari i tretë gjatë viteve 2000 që ka shënuar të paktën 300 herë në pesë kampionatet kryesore europiane.

Deri më tani ia kanë dalë vetëm Kristiano Ronaldo (482 gola) dhe Mesi (475). Zlatan synon të ngjitet në podiumin e këtij klasifikimi special, por mbi të gjitha të ndihmojë Milanin e tij të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat