Munguan Mata e Wan Bissaka, Rangnick sqaron situatën

Futboll

Munguan Mata e Wan Bissaka, Rangnick sqaron situatën

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Ralf Rangnick

Ralf Rangnick ka shpjeguar situatën aktuale te Manchester United.

Aaron Wan Bissaka dhe Juan Mata nuk arritën të paraqiten në ndeshjen e fundjavës për Man United, edhe pse në mes-javë ishin të gatshëm.

Lëndimi i ri i Bissaka është shqetësues për United, pas goditjes në gju që mori gjatë së mërkurës, përballë Young Boys.

Një tjetër lojtar që nuk luajti në vikend ishe Juan Mata. Rangnick ka shpjeguar situatën e lojtarëve.

“Mata është i lënduar dhe Aaron është i lënduar”, ka thënë Rangnick.

“Ai pësoi dy goditje ndaj Young Boys. Ai nuk ndihej mirë mjaftueshëm për të qenë pjesë e skuadrës sot”, shtoi gjermani.

‘Djajtë e Kuq’ janë po ashtu pa shërbimet e Paul Pogba, Raphaël Varane, Edi Cavani dhe Anthony Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat