Barcelona interesohet për sulmuesin e Interit

Futboll

Barcelona interesohet për sulmuesin e Interit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Barcelona interesohet për sulmuesin e Interit

Sanchez mund të nisë sot ndeshjen ndaj Cagliarit në krahë të Lautaros që nga minuta e parë.

Por mediat spanjolle flasin për një interesim të Barcelonës për sulmuesin kilian.

Barca po mendon të rikthejë Alexis Sanchez në Camp Nou për ti dhënë një tjetër ritëm sulmit blaugranas.

Inter mund ta largojë që në janar nëse Barcelona bënë një ofertë zyrtare për të dhe kështu zikaltërit do të fitonin një shumë të konsiderueshme prej tij, pasi në verën e ardhshme Sanchez mund të largohet me parametra zero.

Kështu, Inter ka menduar menjëherë për një sulmues tjetër dhe ai është italiani Raspadori i Sassuolos. Gjithashtu zikaltërit pëlqejnë dhe sulmuesin tjetër italian të Sassuolos, Scamacca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat