Brdariç i cilësoi “deklarata të ulëta”

Futboll

Brdariç i cilësoi “deklarata të ulëta”

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Brdariç i cilësoi “deklarata të ulëta”

Konferenca e sotme për shtyp e trajnerit Ilir Daja është fokusuar në ndeshjen e kaluar me Vllazninë po aq sa për atë që e pret nesër, derbi i kryeqytetit ndaj Dinamos. Tekniku është ngacmuar rreth batutave në distancë me trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Ky i fundit e kishte cilësuar si “deklaratë të ulët” fjalët e Dajës për topat që ishin larguar nga fusha e lojës dhe mungesa e lojës efektive në minutat e fundit të sfidës në “Loro Boriçi”. Trajneri i Partizanit i ka kthyer përgjigje teknikut gjerman, por ndërkohë edhe i ka bërë thirrje që të gjithë të jenë në një qëndrim sa i përket lojës efektive.

Ne si Partizan kemi etikë dhe duam që lojën ta fitojmë nëpërmjet asaj që prodhojmë në fushën e lojës. Meqë Brdariç e ka cilësuar të ulët, dhe jam pyetur pas ndeshjes dhe kam thënë që nuk komentoj fjalët e kolegëve, meqë vjen edhe është trajner gjerman, dua t’i kujtoj që në prill të 2011, Shalke me St. Pauli është ndërprerë ndeshja për shkak të një gote plastike. Ne si Partizan nuk kërkuam të ndërpritet ndeshja pasi gjyqtari u godit nga një bidon, sepse duam që marrjen e trepikëshit ta kemi me zotësi, jo me sjelljen e papërgjegjshme të një tifozi. Edhe ne do të na vinte keq që për shkak të sjelljes së gabuar të një personi të merrnin të tjerët trepikëshin dhe nuk e kërkuam dhe nuk është në etikën tonë që të bëjmë diçka të tillë.

Por do të kërkoj me forcë, jo Brdariç, por kushto të jetë, që futbolli të paktën të shkojë drejt një zhvillimi sa më të madh të lojës efektiv. Se ky në Shkodër nuk është rasti i parë, ka patur edhe raste kur një kolegu jonë ka futur topin në lojë për të vonuar lojën.

Kam thënë që të luash në Shkodër është kënaqësi maksimale se tifozët të duartrokasin se luan mirë. Por për t’i kujtuar Brdariç dhe një personi të stafit që kishte kujtuar që topi ishte në lojë, topi në lojë është kur është lojë efektive. Lojë efektive për 32 minuta në superioritet numerik, ka qenë gati 1/3 e kohës.

Nuk e kam justifikuar kështu ekipin se u hoqën topat dhe ishte e vërtetë. Por u pyeta pse nuk është bërë më shumë dhe kam thënë që ka pasur shumë pak lojë efektive. E matur pas ndeshjes ka qenë gati 1/3 e këtyre dhe këtë ta matin po deshën edhe Brdariç me stafin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat