Paralajmëron Juventusin

Futboll

Paralajmëron Juventusin

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 17:00
Allegri

Në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes me Venezia-n, trajner Allegri ka shpjeguar arsyen e përjashtimit të Arthur nga lista e të grumbulluarve.

Futbollisti ka shkuar me vonesë në stërvitje.

Menaxheri Federico Pastorello ka folur për të ardhmen:

“U zgjodh nga Sarri dhe le të themi se ka karakteristika, edhe fizike, që nuk përputhen shumë mirë me lojën e Allegri-t. Në Torino janë të kënaqur me Arthur dhe si ka reaguar pas operacionit, por është një mëkat të mbash në stol një lojtar të tillë”, ka thënë menaxheri për Tuttosport.

“Më pas është edhe Botërori. Tite, trajneri i Brazilit, i ka thënë Arthur se do t’ia ruaj vendin, por me kusht që të luajë. Në janar nuk përjashtojmë asgjë: Spanjë, por edhe Itali ose Angli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat