Kjo nuk është hera e parë...

Futboll

Kjo nuk është hera e parë...

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Aubameyang

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk ishte i grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës për sfidën me Southampton. Sipas trajnerit, Mikel Arteta, ky vendim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave në mënyrë të përsëritur nga ana e lojtarit.

Në këto rrethana Aubomeyang mund të humbasë edhe shiritin e kapitenit, teksa por jo vetëm kaq, sulmuesi mund të largohet nga Arsenali që në merkaton e janarit, sepse veprime të tilla zor të pranohen nga pjesëtaret e klubit.

Kjo nuk është hera e parë që Aubameyang bëhet problem për shkeljen e tij jashtë fushe, pasi dhe në muajin mars e njëjta situatë u krijua me sulmuesin. Mbetet për tu parë nëse do të marrë një zgjidhje kjo situatë e krijuar apo merkato e janarit do të jetë  dhe vendimtare në largimin e Aubameyang.

Në fakt Arsenali nuk po arrin të gjejë një lider në skuadër që të mbajë shiritin e kapitenin dhe peshën që ai mban, sepse një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me lojtarin shqiptar Granit Xhaka i cili e ka mbajtur edhe ai shiritin e kapitenit, por pas një përplasje me tifozët, klubi vendosi t’ia heqë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat